E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/ Kreu marrëdhënie s*ksuale me dhunë me një 24-vjeçare, arrestohet 63-vjeçari. Ja masa e sigurisë e caktuar ndaj tij
Lajme

Fier/ Kreu marrëdhënie s*ksuale me dhunë me një 24-vjeçare, arrestohet 63-vjeçari. Ja masa e sigurisë e caktuar ndaj tij

Është ekzekutuar urdhri i prokurorit për ndalimin e shtetasit 63-vjeçar, ndaj të cilit caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” Gjykata e Fierit.

63-vjeçari është ndaluar 14 ditë pasi, policia bëri me dije se shtetasi L.T., dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 10.05.2024, për referimin e materialeve në Prokurori, nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për shtetasin L. T., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare, bëjmë me dije se:

Pas veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është ekzekutuar urdhri i prokurorit, për ndalimin e shtetasit L. T., 63 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 24.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.