E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/ Shoferi i ambulancës humb kontrollin dhe del nga rruga duke lënduar infermieren
Lajme

Fier/ Shoferi i ambulancës humb kontrollin dhe del nga rruga duke lënduar infermieren

Mbrëmjen e 7 janarit në aksin rrugor Lushnje – Fier, shoferi i ambulancës, humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga në fshatin Vajkan. Si pasojë e aksidenti u plagos drejtuesi i ambulancës dhe infermierja, shtetasja A. Ç., 33 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë shoferi i ambulancës me iniciale E.T. 34 vjeç, banues në Fier është proceduar në gjendje të lirë nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 07.01.2024, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në fshatin Vajkan, duke drejtuar ambulancën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është dëmtuar drejtuesi i ambulancës dhe infermjerja, shtetasja A. Ç., 33 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëa së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.