E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FIFA ngre ‘në qiellin e 7-të’ Kosovën: Ngritje historike
Lajme

FIFA ngre ‘në qiellin e 7-të’ Kosovën: Ngritje historike

Kosova po shënon një moment historik në futbollin ndërkombëtar. Në një postim në Instagram, FIFA ka vlerësuar lart zhvillimin e kombëtares së Kosovës që nga debutimi i saj në 2016, duke e përshkruar rrugëtimin e ‘Dardanëve’ si një histori suksesi.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit thekson se Kosova fillimisht ishte e renditur në vendin e 190-të në renditjen botërore, por që nga atëherë ka shënuar një rritje të vazhdueshme, duke zhvilluar ndeshje të forta me rezultate surprizë dhe duke krijuar një identitet të qartë futbollistik.

Sipas FIFA-s, Kosova ka arritur të ngjitet në vendin e 84-të, rezultati më i mirë historik për këtë kombëtare, që tregon përkushtimin dhe punën e të gjithë futbollistëve.

Në postim, gjithashtu vërehet:

“Kosova është aktualisht në vendin e dytë në grupin e saj kualifikues të Botërorit, një pozicion që e bën atë një debutuese të mundshme në Kupën e Botës përmes playoff-it.”

Vetëm një postim ka mjaftuar që FIFA të shprehë vlerësimin për Kosovën, duke theksuar rrugëtimin e shpejtë dhe të suksesshëm të Dardanëve drejt historisë së futbollit ndërkombëtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.