E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E pazakontë! Belgjika nuk lejon futbollistin të luajë kundër Spanjës
Lajme

E pazakontë! Belgjika nuk lejon futbollistin të luajë kundër Spanjës

Një situatë e tensionuar ka lindur mes Federatës Belge të Futbollit dhe Sportingut të Lisbonës lidhur me gjendjen fizike të mbrojtësit Zeno Debast, i cili nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme çerekfinale.

Përmes një njoftimi zyrtar, Federata Belge bëri të ditur se klubi portugez ka kërkuar që lojtari të mos aktivizohet, duke paraqitur një raport mjekësor sipas të cilit ai nuk është në kushte për të luajtur. Ky qëndrim, megjithatë, bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerësimet e stafit mjekësor të përfaqësueses belge, si dhe me opinionet e strukturave mjekësore dhe të sigurimeve pranë FIFA-s.

“Zeno Debast nuk do të jetë i gatshëm për çerekfinalen. Sportingu ka njoftuar lojtarin se nuk është i aftë nga ana mjekësore për të zbritur në fushë. Ky vlerësim nuk përputhet me konkluzionet e ekipit tonë mjekësor dhe as me ato të organeve kompetente të FIFA-s”, thuhet në reagimin e federatës.

Mbrojtësi pësoi një dëmtim në zonën e ijës gjatë aktivizimit me Sportingun dhe iu bashkua kombëtares belge ende në proces rikuperimi. Për pasojë, ai nuk ka marrë asnjë minutë loje gjatë këtij Botërori.

Pavarësisht diferencave të theksuara mes palëve, çështja mbetet e hapur. Burime pranë ekipit bëjnë me dije se para nisjes së takimit pritet një diskutim i ri mes përfaqësuesve të federatës dhe klubit, për të vendosur nëse do të prevalojë opinioni i stafit mjekësor të Sportingut apo do të arrihet një kompromis i fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.