E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Financimi rus 500 mijë dollarë për PD/ Berisha bën përgjegjës Bashën
Publik News

Financimi rus 500 mijë dollarë për PD/ Berisha bën përgjegjës Bashën

Ai  zbulon dosjen që i tregoi ish ambasadori Donald Lu në zyrë: U mbajt peng, kur e pyeta më deklaroi se paratë…

Do ngremë një komision auditi, të hapet hetimi i plotë për të larguar çdo dyshim

Ish kryeministri Sali Berisha duke iu referuar kabllogramit të Departamentit të Drejtësisë amerikane për financimin 500 mijë USD nga Rusia për PD-në e Shqipërisë në vitin 2017, ka akuzuar për përgjegjësi personale ish kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Berisha tregon se bazuar në “infommacionet paraprake që kam për fondet që Binjata ka dërguar te Muzin dhe një pjesë e madhe e pagesave që Basha ka bërë, nuk ka kaluar asnjë prej tyre nga arka e PD dhe fondet e PD”.

“Për këtë arsye, përgjegjësia nuk është e PD, por është individuale e Lulzim Bashës, për aq sa përfaqësonte dhe atyre që janë përfshrë në këto transaksione”, thekson Berisha.

Sipas tij, “rikthimi i kësaj cështje në qendër të vëmendjes së mediave ndërkomëbtare referuar zyrtarëve të lartë amerikane provon atë që kam denoncuar dhjetra herë se Basha është mbajtur peng me këtë dosje e duhet të japë urgjentisht përgjigje për origjinën e parave që kanë kaluar nga Binjata tek Muzin”.

Deklarata e Berishës:

Lidhur me aferën Basha sqarojmë se në 2018 ambasadori Donald Lu më solli në zyrë një dosje me një artikull të portalit apo gazetës Mother Jones për finacnimin me para ruse të Nick Muzin me qëllim që ky të lobojë për Bashën dhe PD.

Në dosje përvec artikullit të mother dhe një flete që tregonte se Muzin ishte i regjistuar në departamentin e Drejtësisë si lobues i kryetar të PD Basha nuk kishte asnjë dokument tjetër lidhur me këtë aferë.

Basha i pyetur nga unë se cfarë qëndron më deklaroi se paratë e pagauar për Nick Muzin janë para të mbledhura në përputhje me rregullat të shqiptarëve në diasporë dhe se artikulli nuk ka asgjë të vërtetë.
Midis artukullit të gazetës dhe deklarimit të Bashës unë kam besuar variantin e këtij të fundit.

Më vonë jam vënë në dijeni të faktit që Basha mbahej peng me dosjen Muzin dhe se cështja ndaj tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrje të Agacit ku prokurori duke shkelur ligjin nuk bëri rekursin e cështjes në Gjykatëne Lartë.

Unë e kam denoncuar këtë nga foltorja në foltore. Më vonë jam indormuar se Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte bërë mbkedhje fondesh në diasporë.

Pas këtyre informacioenve vetëkuptohet që burimi i parave të vetëpagaura mund të ishte rus, pra ai që kishte shkruar Mother Jons.

Në 14 prill 2022 kam denoncuar para jush në parlament financimin rus të Bashës dhe mbylljen e dosjes ruse nga Edi Rama.

Rikthimi i kësaj cështje në qendër të vëmendjes së mediave ndërkomëbtare referuar zyrtarëve të lartë amerikane provon atë që kam denoncuar dhjetra herë se Basha është mbajtur peng me këtë dosje e duhet të japë urgjentisht përgjigje për origjinën e parave që kanë kaluar nga Binjata tek Muzin.

Nga informmacikonet paraprake që kam për fondet që Binjata ka dërguar te Muzin dhe një pjesë e madhe e pagesave që Basha ka bërë, nuk ka kaluar asnjë prej tyre nga arka e PD dhe fondet e PD.

Për këtë arsye, përgjegjësia nuk është e PD, por është individuale e Lulzim Bashës, për aq sa përfaqësonte dhe atyre që janë përfshrë në këto transaksione.

Berisha tha se do “kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar cdo dyshim që lidh PD me financimin rus”.

Berisha po ashtu denoi politiken e jashtem aktuale, qe sic tha ai permes Ballkanit te Hapur eshte nje orientim serbo rus.

“Përgjegjësia nuk është e PD, por është individuale e Bashës për aq sa përfaqësonte ai dhe atyre që janë përfshirë në këto transaksione.

Duke distancuar nga kjo aferë personale e ish kryetarit të PD dhe duke u zotuar se do të  ngremë një komision auditi për të bërë transparencë të plotë cfarë është e mundur nga ne, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar cdo dyshim që lidh PD me financimin rus.

Garantoj shqiptarët se PD ka qenë dhe është e do mbetet parti e interesit kombëtar, e orientimit euroatlantik i Shqipërisë.

PD dhe Berisha ka denoncuar, ka kundërshtuar me protesta të fuqishme dhe dënon orientimin serbo rus të politikës së jashtëm aktuale në kuadër të Ballkanit të hapur.

PD dënon mbrojtjen që Rama i bën qëndrimit filo rus të Beogradit, shndërrimin sot më shumë se kurrë pas agresionit

Vendimi për një audiot është i drejtë, por ju them se Basha ka marrë cdo gjë me vete. Ka marrë disqet dhe cdo gjë. Kjo është e vërtetë, por partia duhet ta krijojë atë dhe mbi bazën e hetimi, se një qëndrim mendoj unë të dënueshëm ka mbajtur Rama me ndërhyrjet e tij në mbylljen e dosja. Unë e kam quajtur Bashën peng. Kjo u faktua. Demokratet duhet të ndihen krenar që mbështesin Berishën”, theksoi nder të tjera Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.