E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fjalët e fundit të 22-vjeçarit që u gjet i pajetë buzë detit. Ja çfarë i tha nënës! Dyshimet e familjarëve: E kanë vrarë
Publik News

Fjalët e fundit të 22-vjeçarit që u gjet i pajetë buzë detit. Ja çfarë i tha nënës! Dyshimet e familjarëve: E kanë vrarë

Ata kërkojnë që Policia të hetojë rastin, pasi djali nuk kishte arsye pse të gjendej në Zvërnec. Ata thonë se djali ka dalë nga shtëpia të dielën pasdite në fshatin Kurjan ku jetonte me nënën e vet dhe nuk është kthyer më. Sipas të afërmve të viktimës, Sokoli i kishte thënë nënës që do të pinte një kafe me shokët ku doli për të mos u kthyer më kurrë.

Ende nuk dihet se cilët kanë qenë shokët me të cilët ai do të pinte kafe, por familja kërkon që institucionet të nisin hetimet duke marrë në pyetje të gjithë të njohurit e tij. “Djali ishte i urtë, i sjellshëm. Nuk i binte askujt më qafë. Ka dalë për kafe dhe nuk është kthyer. Çfarë do kërkonte djali nga Kurjani në Zvërnec. Kjo kuptohet. Dikush e ka varrë dhe e ka hedhur larg për të humbur gjurmët.

Ai kishte shenja në kokë, siç tha edhe Policia. Të hetohen miqtë e tij, telefonatat, të tëra. Djali nuk ikte kurrë”, ka thënë njëri prej të afërmve të familjes Shytre në Kurjan të Fierit. Po ashtu, të afërmit tregojnë se djali kishte disa muaj që ishte kthyer nga emigracioni dhe ndihmonte nënën e tij me punët e fshatit. Kurse babai i tij ishte ende në emigracion, në Greqi. Ndërkohë, sipas burimeve nga Policia, mësohet Sokoli ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa kishte dy motra më të rritura. Familjarë dhe të afërm janë shprehur në polici se ai nuk ngatërrohej me askënd.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.