E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet  deputetja Jorida Tabaku pasi u rrëzuqn propozimet e saj : Raporti i BE na dha të drejtë. Jemi në limitet e…
Lajme

Flet deputetja Jorida Tabaku pasi u rrëzuqn propozimet e saj : Raporti i BE na dha të drejtë. Jemi në limitet e…

Ndërsa mazhoranca rrëzoi me forcën e kartonit projektligjet e propozuara nga deputetja e Partisë Demokratik, Jorida Tabaku, kjo e fundit theksoi se nismat u rrëzuar thjesht me faktin se u propozuan nga opozita. Gjatë një bisede me gazetarë jashtë sallës së Parlamentit, Tabaku tha se mazhoranca bllokon komisionet hetimore me pretendimin e një ligji të ri.

“Besoj që e ndoqët seancën e sotme. Iniciativat që unë kam prezantuar dhe që janë në përputhje me standardet e BE-së që të mos kemi ofshore, thonë janë shumë të mira por i ka propozuar opozita. Por në momentin që puna 1 vjeçare rrëzohet me forcën e kartonëve, mendoj se opozita ndodhet në limitet e hapësirave parlamentare. Në 8 dhjetor të vitit të shkuar, kam propozuar edhe ligjin për komisionet hetimore dhe kanë një vit që e mbajnë në sirtar dhe nuk kanë miratuar asnjë masë me pretendimin se do të hartohet një ligj i ri. Fokusi sot duhet të jetë që përveç diskutimeve në Parlament, duhet të jetë edhe një reflektim për projekt-raportin e BE. Ka një vit që qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë reformë. Reforma e fundit është ajo e drejtësisë në 2016. Në momentin kur qeveria e kupton që procesi i integrimit, kërkon reforma dhe gjithpërfshirje. Për një vit kjo nuk ka ndodhur. Progres raporti na dha të drejtë. E drejta kushtetuese e opozitës nuk duhet në mënyrë absolute të shkelet me këmbë”, theksoi ajo.

Ndërsa u pyet nëse mbështeste këtë formë aksioni të opozitës, Tabaku refuzoi të përgjigjej. “Gjithkush ka mënyrën e vet të reagimit”, shtoi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.