Flet djali i rojes që përdhunoi të miturën dhe filmimet ia shpërndau tek tre djem
Përdhunimi i 15 vjeçares në Tiranë nga 65 vjeçari Abaz Doku është një ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar djali i të moshuarit i cili ka dënuar aktin e rëndë të të atit. Ai ka deklaruar se i ati i ka thënë se me të miturën nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Megjithatë ai e bën fajtor të atin për faktin se vajza ka qenë e mitur.
“E dënoj veorimin e babait tim. Babai tha se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë me vajzën. Babai është fajtor se vajza është e mitur. E kam denoncuar më herët tim atë. E kam denoncuar për sjelljet e tij të pahijshme”, tha djalit i Abaz Dokut.
Theksojmë se 65 vjeçari Abaz Doku i cili ishte dhe roje i shkollës së saj, i ka filluar ngacmimet dhe përndjekjet ndaj vajzës rreth 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.
Pasi kjo gjë u bë e ditur ai u pushua nga puna si roje shkolle. Megjithatë ai vijoi ta përndjekë të miturën pasi jetonin në një lagje. Ai e kërcënonte atë duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë madje në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.
Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme në muret e lagjes ai kishte shkruar “Mirë se erdhe në ferr zemër”, shkruhet në një pjesë të murit.
FOTO ne muret e lagjes:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





