E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet gazetari i DW, Cani: Rama me gjuhë përçarëse në sy të kancerales
Publik News

Flet gazetari i DW, Cani: Rama me gjuhë përçarëse në sy të kancerales

Redaktori i Deutche Welles, Bahri Cani, në një intervistë në ka komentuar  për vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë.

Cani theksoi se Rama përdori gjuhë përçarëse të kombit shqiptar, duke kritikuar Kosovën në sy të Merkel e kjo nuk është aspak e mirë dhe as diplomatike.

“Gjermania do të japë gjithmonë mbështetje. Rama vazhdon të sulmojë fatkeqësisht Kosovën. Rama zgjedh të kritikojë Kosovën përballë Merkel dhe kjo nuk është diplomatike. Gjermania nuk e mbështet Open Balkan, por Procesin e Berlinit. Merkel me siguri që nuk pret gjuhën e ndasisë ndaj vendeve të rajonit, e sidomos mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rama nuk ua dha fjalën gazetarëve nga Kosova, e derisa flitej për Kosovën, duhet të dëgjoheshin gazetarët nga Kosova, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Nuk duhet të krijohen ndasi e retorika e Rama nxit këtë gjë. Ratorika e Ramës do ishte shumë e mire nëse Serbia do e njihte Kosovën. Mirëpo, në momentin që Serbia vazhdon që të thotë se nuk e njeh Kosovën, kur asgjë nuk është e qartë se kur përfundon, janë të ngutshme kritikat që i bëhen Kosovës. Unë besoj se Merkel do ikë nga politika aktive, por do qëndrojë në opinion-bërjen politike në Gjermani”, deklaroi Cani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.