E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flor Binaj  e Arilena Ara me një format të ri televiziv
Publik News

Flor Binaj e Arilena Ara me një format të ri televiziv

Flor Binaj u largua pas gati dy dekadash nga “Portokalli” pak kohë më parë. Menjëherë u përfol se aktori u humorit do t’i hynte politikës, duke krijuar një parti të re.

Kujtojmë se zërat për futjen e Binajt në politikë erdhën pas shfaqjes së tij në protestat e organizuara për rritjen e çmimeve. Por ashtu si vetë aktori pranoi, ky lajm ishte i pavërtetë.

E në fakt arsyeja e largimit të tij, veç ndryshimit të profilit të tij është edhe ndryshimi i logos së kanalit. Aktori i njohur do të moderojë në krah të Arilena Arës formatin investigativ “Piranjat” që pritet të nisë në “ABC News”. Kështu Flori mes satirës, humorit, dhe detyrës së re si moderator do të rikthehet sërish ekranit. Do të na duhet të shohim sesi do të përshtat me rolin e tij të ri, por edhe me shtëpinë e re mediatike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.