Florjan Binaj e thotë troç: Nuk do dal në fushatë me Sali Berishën
Kandidati i pavarur për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Florjan Binaj, i mbështetur nga spektri opozitar, ka bërë të qartë se nuk do të jetë në fushatë bashkë me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, apo me ndonjë drejtues tjetër partie opozitare.
Në emisionin Top Story, Binaj tha se partitë opozitare janë thjesht mbështetëse të kandidaturës së tij dhe jo propozues, duke shtuar:
“Nuk do dal në fushatë me Sali Berishën dhe me asnjë kryetar partie të opozitës. Ata janë mbështetës dhe jo propozues.”
Ai pohoi gjithashtu se në fletën e votimit do të figurojë si kandidat i pavarur, duke theksuar se nuk ka pasur kurrë një bisedë me Sali Berishën, madje as në telefon.
Binaj u shpreh i vendosur të ruajë pavarësinë e tij gjatë gjithë procesit zgjedhor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



