Florjan Binaj ndez motorët, sfidon publikisht Manastirliun
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, i mbështetur nga opozita, ka komentuar figurat kryesore të mazhorancës, duke thënë se “në fillimet e tyre, Rama dhe Veliaj kanë bërë punë të mira”.
I ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën, Binaj theksoi se nuk synon të bëjë sulme politike, por të flasë për alternativa konkrete për qytetin. I pyetur për diferencën mes tij dhe kundërshtaresh së tij nga Partia Socialiste, Ogerta Manastirliu, ai tha:
“Besoj se në fund të ditës nuk jemi ajo çfarë themi, por ajo që bëjmë. Qytetarët dinë ta peshojnë çdo kandidat dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur.”
Ai gjithashtu shprehu dëshirën për një debat të hapur dhe qytetar me kandidaten e mazhorancës:
“Zonja Manastirliu ia ka dedikuar jetën e saj politike kreut të PS, Edi Rama. Unë, si një kandidat i pavarur, do të dëshiroja një debat publik me të. Të flasim për qytetin, jo për partitë.”
Binaj po përpiqet të paraqesë veten si një alternativë ndryshe në garën për Tiranën, duke u pozicionuar larg politikës tradicionale, por me mbështetje të dukshme nga partitë opozitare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



