E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë prokurorët që do të përballen me vendimin final të shkarkimit ose jo
Publik News

Kush janë prokurorët që do të përballen me vendimin final të shkarkimit ose jo

Pas zhbllokimit të punës në komisionet e ‘vetingut’ të gjyqtarëve dhe prokurorëve pas mbylljes për shkak të pandemisë, në Kolegjin e Posaçëm të Apelit ka fluks seancash.

dritanpeka

Gjatë muajit, KPA-ja do të vendosë për fatin e ish-drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela si dhe për prokurorin Dritan Peka, drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

 

Prela kaloi shkallën e parë të vettingut, ndërsa Komisioneri Publik e ankimoi në KPA vendimin, duke kërkuar shkarkimin e saj.

Donika-Prelaaaa-504x400

Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit, prokurorin Peka.

Mes dhjetëra seanca gjyqësore këtë muaj dhe muajin e ardhshëm të paralajmëruara nga KPA-ja, do të merret vendim edhe për prokurorë, kandidatë për SPAK. Kandidatja Manjola Kajana, do të dalë para “gjyqit” më 16 qershor. Ndër seancat e radhës janë edhe ato për gjyqtaren Regleta Panajoti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.