Flutura Açka: Dorëheqja e Tabakut si nënkryetares e PD ishte vendim emocional
Deputetja e Partisë Demokratike (PD), Flutura Açka, ka shprehur shqetësimin se nëse ish-kryeministri Sali Berisha nuk largohet, opozita rrezikon të humbë zgjedhjet e vitit 2025. Komentet e Açkës erdhën gjatë një interviste në News 24, ku ajo tregoi se në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ajo nuk votoi për Lulzim Bashën, por për hapjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë më 29 korrik.
Açka theksoi se hapja e procesit nuk do të thotë se po i hapet rruga Bashës, por se është momenti për të ndarë nga e shkuara. Ajo shprehu dëshirën për të parë në garë talente të reja politike dhe intelektualë që kanë misione, dhe tha se PD duhet të hapet. Açka shtoi se nëse ky proces manipulohet, do të denoncojë dhe do të distancohet publikisht.
Në lidhje me tensionet që ndodhën jashtë PD-së pas mbledhjes, Açka nuk ishte e pranishme dhe nuk kishte parë çfarë kishte ndodhur. Ajo vlerësoi dorëheqjen e Jorida Tabakut, anëtares tjetër nënkryetare të PD-së, si një reagim emocional, dhe shprehu dëshirën që Tabaku të garojë për pozicionin e kryetares në zgjedhjet e 29 korrikut.
Për sa i përket largimit të Sali Berishës, Açka tha se nëse ai nuk largohet deri në shtator, opozita mund të rrezikojë zgjedhjet e vitit 2025.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



