Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Butrintit s’ka asnjë amerikan

Shef është Sandër Sarapuli që ndërtoi sarajet e Ramës
Dokumenti qeveritar i projoktit të plotë/ SPAK të hetojë indicien, se edhe brenda këtij biznesi PPP 10 vjeçare, janë kthetrat e çiftit kryeministror Edi e Linda Rama, që jo rastësisht po i bashëkëngjitet PPP-së së liqenit të Xarë-Bufit, që është pjesë e zonës së Parkut Natyror të Butrintit, dhënë 1 vit më parë ‘peshkatarit’ Gjergj Luca
Në seancën parlamentare të së enjtes, përveç fyerjeve e spërdredhjeve për të fshehur pazarin mafioz me Butrintin, kryeministri Edi Rama u mundua ta paraqesë atë si “Investim amerikan” prej Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, madje duke u thënë deputetëve të opozitës: – Ju nuk e dini fare, se kush ky fondacion.
Sipas faqes zyrtare, rezulton se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, nuk ka asnjë amerikan në bordin e tij, por as në stafin teknik e adminstrativ që menaxhon projektet.

Dokumenti tregon se cilët janë shqiptarët banorë në Shqipëri, që kanë në duar këtë fondacion dhe me çfarë tenderësh, koncesione, ndërtim resortesh, kulla e deri rindërtim pallatesh post-tërmet, merren me FSHZH dhe bashkitë Tiranë-Durrës.
Konkretisht, Kryetar Bordi ky fondacion nuk ka, ndërsa detyrën e drejtuesit e kryen biznesmeni shumëllojesh Aleksandër Sarapuli, i cili është Zv/kryetar Bordi dhe bashkëdrejtor Ekzekutiv; por dhe ortak me 25% te firma ‘ALEAT’ e prodhimit të Kartave e Pasaportave.
Përveç këtyre, Aleksandër Sarapuli njihet si ndërtuesi falas i sarajeve të Edi e Linda Ramës në Surrel, por gjithashtu është edhe ortak me kryebashkiakun Erjon Veliaj në fondin financiar jo bankar “Crimson Finance Found Albania Shpk” në masën 36%, cili u jep kredi studentëve, familjeve e bizneseve të reja, me garantore Bashkinë.
Anëtar Bordi dhe bashkëdrejtor Ekzekutiv me Sandër Sarapulin, është biznemensi dhe ortaku i tij Martin Mata, ish-drejtor komunikimi në Agjencinë Shtetërore të Privatizimeve dhe këshilltar politik i kryeministrit, siç e deklaron vetë në “CV.
Anëtar bordi i fondacionit Shqiptaro-Amerikan është dhe Gerti Janaqi, me detyrë shtetërore Drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, i lidhur në pazare arsimore me Lindita Nikollën dhe Adriana Beberin e Autoritetit të Konkurrencës.
Anëtare Bordi, është zonja Yehudit Shalvi, me banim në Jeruzalem, drejtore e OJF arsimore “Avney Rosha”, ish-mësuese dhe drejtoreshë sociale- sportive në Bashkinë e Jeruzalemit, mikeshë dhe bashkëpuntore në projekte OJF-sh me Linda Ramën në Shqipëri.
SPAK të hetojë indicien, se edhe brenda këtij biznesi PPP 10 vjeçare, janë kthetrat e çiftit kryeministror Edi e Linda Rama, mbasi nuk është rastësi, që po i bashkëngjitet PPP-së së liqenit të Xarës në zonë e Parkut Natyror të Butrintit, dhënë 1 vit më parë ‘peshkatarit’ Gjergj Luca, mik dhe ortak i Edi Ramës te “City fish” në Elbasan.
Duhet hetuar, sepse nuk mund të quhet “Fondacion Shqiptaro-Amerikan”, kjo OJF që nuk ka asnjë amerikan, por krejt shqiptarë, drejtues e anëtar bordi e staf teknik-administrativ, të cilët merren me biznese arsimore, ndërtimi, trojesh, resortesh, kredidhënie e deri përfitim tenderësh.
Një nga këto biznese, është dhe gllabërimi i Butrintit e zonës mbi 9400 hektarë park natyror pyll, det e liqene rrotull tij; që po jepet si PPP për 10 vite, konfirmuar edhe nga fakti, se plani i menaxhimit te ministresha Elva Margarti e më pas te kryeministri Edi Rama, është servirur dhe financuar nga Sandër Sarapuli në muajin shtator 2020.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



