E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foshnja nuk qau kur lindi, mjekët e futën në kuti-arkivol
Publik News

Foshnja nuk qau kur lindi, mjekët e futën në kuti-arkivol

Ngjarja shokuese në Pogradec, foshnja nuk qau kur lindi, mjekët e shpallën të vdekur dhe e futën në kuti, por prindërit e dëgjuan duke qarë! Ndërron jetë pas disa ditësh në Tiranë

Një ngjarje shokuese është regjistruar në maternitetin e Pogradecit, ku mjekët shpallën të vdekur një foshnje, edhe pse ishte akoma gjallë. Ngjarja u regjistrua më 24 korrik, ku gruaja me inicialet D. Y., solli në jetë parakohe, në javën e 24 foshnjën e saj në maternitetin e Pogradecit, ndërsa në kartelë mjekët e shkruan si abort dhe jo lindje.

Foshnja u shpall e vdekur pas lindjes nga stafi mjekësor, kjo për shkak se nuk qau, ndërsa sipas familjarëve, ata e vendosën fëmijën në një kuti.

Por ka qenë i ati i foshnjës ai që pas pak orësh, pasi ka hyrë në dhomën ku po qëndronte foshnja, ka dëgjuar të qarta e saj. Foshnja u dërgua menjëherë në maternitetin në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë më 31 korrik.

Ditën e sotme kanë filluar hetimet në gjendje të lirë për neglizhencë në mjekim Genta Shytën, mjeke në Maternitetin e Pogradecit.

E gjithë ngjarja që raporton shqiptarja.com u tregua nga babai i foshnjës në komisariat, i cili ka deklaruar në Polici se foshnja u gjet në një kuti.

Policia sekuestroi kartelën mjekësore, ndërsa mjekja Genta Shyta ka pranuar që ka qenë abort e më pas ka ndodhur një “mrekulli”, ndërkohë që ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.