FOTO/Aksident i frikshëm, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve
Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Librazhd.
Një makinë tip “Benz” është përplasur me një furgon dhe më pas është përplasur me trafik ndarësen, e cila e ka çarë makinën mes për mes.
Sipas raportimeve për fat të mirë shoferi i automjetit nuk ka pësuar lëndime, ndërsa pa pasoja ka qenë edhe për shoferin dhe pasagjerët e furgonit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



