Foto/ Aksidentohet me motoçikletë në Vaqarr, humb jetën i riu
Nje aksident me vdekje ka ndodhur mengjesin e sotem ne Vaqarr. Sipas te dhenave te para mesohet se një makinë e tipit “Benz” ka përplasur një person qe udhetonte me motorciklete.
Mesohet se viktime ka mbetur shtetasi me iniciale O.M, 34-vjec. Ai eshte transportuar ne spital por nuk ka mundur te mbijetoje dot nga plaget e marra nga perplasja me makinen.
Informacion paraprak
Me datë 30.11.2017, rreth orës 07:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në “Vaqarr”, ka ndodhur një aksident.
Menjëhere në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në “Vaqarr” shtetasi Brikel Zhuri duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar me një motorçikletë me drejtues O.M., 34 vjeç.
Për pasojë drejtuesi i motorçikletës shtetasi O.M, gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



