E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Banorët në protesté: Mero Baze po na merr ujin për resortin, do të ketë përplasje
Lajme

FOTO/ Banorët në protesté: Mero Baze po na merr ujin për resortin, do të ketë përplasje

Banorët e Mezhgoranit dolën sërish në protestë sot, duke deklaruar se po u merret uji i pijshëm.

Banorët thanë se ujin po ua merr gazetari Mero Baze.

Sipas tyre, gazetari po e merr ujin për llogari të ndërtimit të dy hoteleve. Ata e akuzuan Mero Bazen si të pashpirt.

“Këtë ujë kërkon ta marrë Mero Baze. Ne nuk njohim njeri tjetër ne.

Mero Bazes i duhet uji se do bëjë nja dy hotele me pesë yje.

Më është dhënë prioritet, thotë Mero Baze.

Bashkia e Tepelenës na ka mashtruar. Nuk na ka treguar të vërtetën,” tha për SYRI TV një protestues i moshuar.

“Mero Baze, një gazetar i turpshëm dhe i pashpirt,” tha një banor duke u ngashëryer.

Ata akuzuan edhe kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi se ua ka marrë ujin dhe po ia jep gazetarit Mero Baze.

“Ujin po e merr resorti i Mero Bazes. Këta heshtin dhe nuk tregojnë,” tha një banore, duke paralajmëruar përplasje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.