Foto/ “Benzi” 100 mijë euro i bukuroshes Trejsi Sejdini i kalon Policisë
Makina e ish-missit shqiptar, Trejsi Sejdini e cila është sekuestruar nga Policia e Shtetit do të përdoret nga kjo e fundit.
Bëhët fjalë për makinën tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, e cila në treg kap vlerën mbi 100 mijë euro.
Ky automjet me vlerë të konsiderueshme është sekuestruar në shtator të vitit 2019, për të cilën sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të ish-Miss “Univers Albania 2018”.
Lajmi për përdorimin e këtij mjeti nga Policia e Shtetit u bë I ditur pasi Ministri I Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një inspektim në vendin ku mbahen të sekuestruara të gjitha makinat që janë konfiskuar pasi vinin nga veprimtari jo të ligjshme.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



