E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Del emri i plotë i të dyshuarit për vrasjen e Artan Cukut
Lajme

FOTO/ Del emri i plotë i të dyshuarit për vrasjen e Artan Cukut

Mikel Shallari është emri i plotë i të riut i cili u ndalua orër e para të mëngjesit në Tiranë, pasi akuzohet si personi që ka vrarë komisarin Artan Cuku. Mësohet se ai po udhëtonte me një makinë me një mikeshën dhe një mikun e tij, fur është ndaluar nga efektivët.

Mikel Shallari nga Kuçova ishte në ndjekje pasi policia e kishte identifikuar përmes provave që kishte mbledhur në vendin e ngjarjes. Kanë qenë agjentë civilë që e kanë bllokuar makinën e tij dhe e kanë prangosur në vend. Ai nuk ka bërë rezistencë.

24-vjeçari u zbulua përmes ADN-së. Gjurmë të ADN-së së tij janë gjetur në një bluzë që dyshohet se ai e kishte hequr pas vrasjes së Cukut dhe më pas e ka hedhur disa metra tutje.

Ende nuk dihet cili është motivi i vrasjes edhe pse hetimet janë shtrirë në disa pista.  Mësohet se Mikel Shallari është person me precedentë penalë, i njohur për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Në orën 13.00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako do ketë konferencë për shtyp, kanë bërë me dije burime zyrtare nga policia.

Mësohet se konferenca mbahet të jetë lidhur me ndalimin e Mikel Shalarit, i dyshuar për vrasjen e komisar Artan Cukut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.