E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/  E çanë me shishe në fytyrë motrat Berisha, Klea publikon foton e saj
Lajme

FOTO/ E çanë me shishe në fytyrë motrat Berisha, Klea publikon foton e saj

Klea Prenga, e cila u dhunua disa ditë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka ndarë disa foto që tregojnë gjendjen e saj aktuale.

Në fotot e publikuara, duket se gjendja e modeles është përmirësuar ndjeshëm, megjithëse shenjat e dhunës janë ende të dukshme dhe ajo vazhdon të trajtohet.

“Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses,”-ka shkruar ajo, duke cituar një frazë nga Bibla.

Kujtojmë se dje policia sekuestroi dy automjete: Makinën që motrat Berisha përdorën natën e ngjarjes dhe makinën me të cilën lëvizën më pas.

Çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës, dhe është lëshuar urdhër ndalimi për të dyja motrat, të cilat akuzohen për plagosje të rëndë në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.