E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Gjendet i varur në qeli autori i masakrës së trefishtë
Publik News

FOTO/ Gjendet i varur në qeli autori i masakrës së trefishtë

Goran Jankoviç, 38-vjeç, i denuar me 40 vite burg, pasi akuzohej për vrasje të trefishtë në Novi Sad, kreu vetëvrasje duke u varur në burgun e rrethit Novi Sad pasditen e sotme. Sipas ambulancës, lajmerimi nga Departamenti për Ekzekutimin e Sanksioneve të Burgjeve mbërriti në orën 15:40. 

vrasje 1

 

 

Jankovic në 24 maj të vitit të kaluar, qëndroi deri në orët e para të mëngjesit në një bar dhe kur erdhi në shtëpinë e familjes Pajic vrau brutalisht gruan e tij Mirjana, vjehrrin dhe vjehrrën dhe pastaj largohet.

Para se të largohet ai u thotë fëmijëve:  “Mos harroni, babi nuk ishte këtu!”

Autori I vrasjes së tri personave u arrestua në një anije pranë Ishullit të Peshkatarit pas një kontrolli intensiv tre-ditor  dhe në seancën gjyqësore ai rrëfeu për krimin.

Mediat serbe shkruajnë se ai nuk ishte shumë bashkëpunues në seancë dhe dukej plotësisht i qetë, sikur të ishte pajtuar me fatin. Jankovic shkurtimisht pyeti se si ishin fëmijët e tij, por ne arritëm të nxjerrim disa gjëra të rëndësishme nga ai. Ai tha se kishte pirë tërë natën në një tavernë jo larg shtëpisë së tij dhe se papritmas, në mëngjes herët, diçka iu kujtua dhe ai shkoi tek gruaja, ku dyshohet se ka dashur të “diskutojë” mosmarrëveshjet me të.

Por kjo gjë nuk i heq dyshimet e tij se ai shkoi në shtëpinë e Pajic për t’i vrarë të gjithë.

femije 12marjanavrasje 23

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.