FOTO/ IKMT 30 kg tritol për të shembur ndërtesen pa leje në DHËRMI
IKMT vijon aksionin për çlirimin e bregdetit nga ndërtimet pa leje.
Sot e ka radhën një objekt pesëkatësh (katër plus një nën tokë), me sipërfaqe 2 160 m2, në Dhërmi që do të shembet pasditen e sotme.
Për shembjen e këtij objekti do të përdoren 30 kg lëndë plasëse tritol, të vendosur në 600 furnela (vrima), në të gjithë objektin.
Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.
“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh (4 kate mbi tokë një nën tokë) pa leje në Dhërmi.
Sipërfaqja e ndërtimit të këtij objekti është 2160 metër katror. Për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku do të vendosen 30 kilogramë lëndë eksplozive. Shpërthimi do të kryhet në orën 15.00.
Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë”, njofton IKMT.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga opozitarët që u panë në “Prestige Resort” për ditë të tëra.
Për ta resorti i Irfan Hysenbelliut, edhe pse pa leje, nuk duhej të shembej, ndërsa me ndërtimet e tjera në bregdet le të bëhet ç’të bëhet.
Nuk ka sot, as Salianj, as Petrit Vasil, as Monikë, as Metë, as Alibeaj me shokë që të dalin e të reagojnë.
Nuk ka as gazetarë, as opininistë, as analistë që për ditë me radhë kërcitën dhëmbët në mediat e Irfanit.
Edhe vetë mediat e Irfanit heshtin, nuk e raportojnë “live”, s’kanë asnjë interes. Linja e tyre editoriale është vetëm për Hysenbelliun dhe për interesin e tij dhe jo për qytetarët.
Sot, ka vetëm një aksion të IKMT-së, për pastrimin e bregdetit nga ndërtimet pa leje dhe që është raportuar si një ngjarje normale dite./CNA.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



