FOTO/ Kamionçina me gurë i përfundoi në oborrin e shtëpisë, viktima Izmir Dumani
Gjatë ditës së sotme, në fshatin Shtushaj në Bulqizë, u regjistrua një ngjarje tragjike që la pas një viktimë. Shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshqitur duke rënë në banesën e 55-vjeçarit Izmir Dumani.
Ky i fundit në momentin e ngjarjes ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi kamionçina e ka goditur vdekje. Shoferi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



