E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kina krijon avionin ‘spiun’, e frikshme ajo që u bën makinave që nga qielli
Bota

FOTO/ Kina krijon avionin ‘spiun’, e frikshme ajo që u bën makinave që nga qielli

Kina zbuloi se kishte krijuar avionin”spiun” në nëntor të vitit që lamë pas, por së fundmi po qarkullojnë zëra se ky avion është krijuar për qëllime të errëta nga Pekini zyrtar.

Kjo sepse ky avion nuk mund të kapet nga radarët dhe mund të kryejë fluturime deri në 40 orë rresht pa u rimbushur me karburant.

Ndërsa për disa të tjerë është quajtur si “Skifteri i qiellit”. Ai ka kapacitete për të realizuar fotografi me rezolucion të lartë nga 3000 metra lartësi, duke kapur pa problem targën e një makine.

Kurse për disa fotografimi i makinave nuk duhet të lejohet dhe se është diçka e tmerrshme, por nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga ndonjë shtet.

Ky avion nuk ka nevojë për pilot dhe është mbajtur sekret për shumë kohë, për t’u publikuar vetëm së fundmi.

Gjithashtu, mund të arrijë një lartësi fluturimi deri në 7500 metra me 350 kilogramë peshë në bord, ndërsa pesha maksimale që mund të mbajë është 1,5 ton.

Mendohet se qeveria kineze ka nisur punën për ndërtimin e tij, që në vitin 2012.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.