E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/  Kjo është vajza që vrau babain dhe e varrosi në kasolle
Lajme

FOTO/ Kjo është vajza që vrau babain dhe e varrosi në kasolle

Kjo është 19-vjeçarja Hygerta Meta që vrau të atin Pëllumb Meta sepse sipas saj ai po e detyronte që të fejohej me një emigrant pa dëshirën e saj.

E reja dyshohet se e ka mbështjellë me batanije dhe e ka varrosur babin në oborrin e banesës në një tokë që siç duket është e punuar.

Ndërkohë shtëpia e familjes Meta, ku vajza vrau babanë  tashmë është kthyer në skenë krimi. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa ekspertët ndodhen në vendngjarje.

19-vjeçarja Hygerta  vrau me armë zjarri babanë e saj Pëllumb Metën dhe më pas trupin e varrosi në kasollen e lopës.

Pas 10 ditësh hetime është gjetur trupi i pajetë i 50-vjeçarit Pëllumb Meta, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.