E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/  Ky është 18-vjeçari që humbi jetën mbrëmë në aksident, arrestohet shoku i tij
Lajme

FOTO/ Ky është 18-vjeçari që humbi jetën mbrëmë në aksident, arrestohet shoku i tij

Policia ka vendosur në pranga 21-vjeçarin që drejtonte automjetin që u aksidentua ditën e djeshme në aksin “Librazhd-Prrenjas”.

Makina që drejtohej nga 21-vjeçari Meglind Zeneli, banues në fshatin Qukës, doli nga rruga dhe u rrokullis për rreth 30 metra duke përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.

Për pasojë një nga pasagjerët në makinë, shtetasi 18-vjeçar Dorian Belba (NE FOTO), humbi jetën. Të plagosur mbetën edhe 2 pasagjerët e tjerë në mjet, Gerald Verçani, 19 vjeç, dhe Janikos Shyti, 20 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave dhe ka humbur kontrollin në një kthesë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Librazhd-Prrenjas”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 21 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për këtë shkak automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë humbi jetën njëri nga pasagjerët e këtij automjeti, shtetasi D. B., si dhe kanë mbetur të dëmtuar 2 pasagjerët e tjerë dhe drejtuesi i automjetit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Image

Një aksident me një viktimë ka ndodhur në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd. Drejtues i mjetit ka qenë Meglind Zeneli, 21 vjeç, ndërsa pasagjer kanë qenë  Gerald Verçani, 19 vjeç, Janikos Shyti, 20 vjeç, dhe Dorian Belba, 18-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

“Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.