E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ky është i riu që u plagos me tre plumba në Lezhë
Flash

FOTO/ Ky është i riu që u plagos me tre plumba në Lezhë

Personi që shfaqet në foto është 30-vjeçari Sokol Daci, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e kaluar gjatë një atentati me armë zjarri në fshatin Rrilë të Lezhës.

Sipas informacioneve zyrtare, Daci ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël. Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Lezhës, ai është transportuar gjatë natës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Burime nga grupi hetimor në vendngjarje bëjnë me dije se 30-vjeçari nuk ka qenë objektivi i atentatit. Dyshohet se ai ndodhej brenda ambientit të biznesit të tij së bashku me katër persona të tjerë, në momentin kur ndodhi sulmi.

Sipas të dhënave paraprake, tre persona kanë mbërritur në zonë me një automjet tip “Audi”, janë ndalur pranë berberhanes dhe kanë hapur zjarr në drejtim të saj, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e të shtënave, Sokol Daci ka marrë tre plagë nga arma e zjarrit: një në shpatull, një në zonën e barkut dhe një në këmbë. Policia po vijon hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur motivet e sulmit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.