E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 54-vjeçari
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 54-vjeçari

Një 54-vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë në Tiranë, në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja është bërë e ditur mëngjesin e 14 tetorit 2026, kur rreth orës 06:50, shtetasi me inicialet G. A., rreth 54 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në një spital shtetëror.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”, në kryeqytet.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, si dhe për të dokumentuar plotësisht rastin nga ana ligjore.

Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura të dhëna të tjera mbi motivet e mundshme të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.