E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Ky është Sildi Velaj, në krim morën pjesë 2 persona
Lajme

FOTO/Ky është Sildi Velaj, në krim morën pjesë 2 persona

Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme (26 janar) në Orikum.

Policia bën me dije se kanë marrë pjesë dy persona, njëri prej tyre Qerim Bello, autori i ngjarjes, ndërsa personi i dytë mendohet se ka qenë drejtuesi i mjetit dhe ka ndihmuar Bellon të largohet nga vendi i ngjarjes.

Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur plotësisht dhe po punohet për arrestimin e autorëve.

Shkaku i krimit dyshohet se janë konfliktet për motive të dobëta mes palëve, por ngjarja është ende nën hetim aktiv.

10 plumba pistolete u qitën në drejtim të 29-vjeçarit, ndërkohe që 4 plumba e kishin prekur Sildi Velajn, i cili u transportua mbrëmjen e djeshme në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.