FOTO/ Ky është viktima që u ekzekutua sot në BALLDRE
42-vjeçari, i divorcuar dhe babai i një vajze që u ekzekutua sot në Lezhë, viktima e radhës e sagës së hakmarrjes mes dy fiseve
Nikolin Marku Lekstakaj, një 42-vjeçar, u ekzekutua në Balldre, Lezhë sot pasdite. Ai ishte babai i një vajze dhe ishte i divorcuar. Lekstakaj kishte jetuar për disa vite në Angli, por ishte kthyer në vendlindje prej kohësh.

Ngjarja ndodhi rreth 300 metra larg nga banesa e tij, kur ai kishte blerë një pije freskuese dhe po dilte nga marketi. Motivi i vrasjes dyshohet se është hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, një konflikt që ka zgjatur që prej vitit 1996 dhe ka sjellë shumë viktima në të dyja familjet. Nikulaj, një biznesmen, ishte i parafundit që u vra më 19 korrik në lokalin e tij në Shëngjin nga një vrasës me pagesë. Të gjithë të arrestuarit dyshohet se janë porositur nga Edmond Haxhiaj (Lekstakaj). Ngjarja e sotme dëshmon se saga e hakmarrjes vijon për mbi dy dekada.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



