FOTO-LAJM/ Denoncimi i qytetarit te pediatria në QSUT: Po presim me orë në radhë për të vizituat fëmijët
Nëse thua vizite të mjeku, në vendin tonë përkthehet me shumë pritje dhe vuajtje nëpër korridore. Jemi në vitin 2023 dhe vazhdojnë këto situata, madje edhe në spitalet e fëmijëve, që janë shumë më të ndjeshëm.
Ditën e sotme në ambientet e pediatrisë në QSUT radha e fëmijëve për vizita është e madhe dhe bashkë me prindërit e tyre, ata presin ardhjen e mjekëve.

Siç shikohet në foto ka radhë te konsulta e pediatrisë së QSUT. Si duket mjekët po festojnë rritjen e pagave, që nuk vijnë të bëjnë vizitat. Janë mbi 50 fëmijë, që presin në radhë”, shkruan qytetari në redaksinë tonë.
Siç duket edhe në foto, radha është e gjatë. Pikërisht këto janë edhe pasojat e lënies së vendit në mëshirë të fatit. Mjekët që duhet të vizitonin këta fëmijë, ndodhen në Gjermani tashmë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



