E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ “Më rrahën barbarisht dhe më tërhoqën zvarrë për 20 m”- pedagogu denoncon tek Berisha dhunën në komisariat
Lajme

FOTO/ “Më rrahën barbarisht dhe më tërhoqën zvarrë për 20 m”- pedagogu denoncon tek Berisha dhunën në komisariat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa fotografi që sipas denoncimit i përkasin një pedagogu të dhunuar nga policia.

Berisha e konsideron trajtim shtazarak rastin, duke theksuar se ka ndodhur brenda komisariatit të Lushnjës. Denoncuesi që pretendon se është pedagogu i dhunuar, thotë se është rrahur barbarisht dhe se është tërhequr zvarrë për 20 metra.

Reagimi i plotë i Berishës:

Trajtim shtazarak qytetarit, pedagogut nga narkopolice brenda ne narkokomisaritin e Lushnjes!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital!

I nderuar z.Berisha,

Jam nje qytetar nga Lushnja,pedagog ne Universitet.Diten e shtune Kam shkuar ne Komisariatin e Lushnjes per te bere kallzim pasi me ishte bllokuar rruga ne te cilen hyj ne Banesen time. Pasi Kam hyre ne ambjentet e Komisariatit jam rrahur barbarisht, me grushta ne koke ,dhe ne pjese te tjera te trupit dhe jam terhequr zvarre per 20 Metra Brenda ambjenteve te komisariatit. Punojsi qe me rrahu u identifikua Bledar Levonja me pozicion polic krimesh. Me pas me ngrene kallzim penal per mos bindje ndaj urdhrit te policise duke me mbajtur si person te shoqeruar per 10 ore .Z.Berisha ju lutem me ndimoni ta coj drejtesine ne vend,si mund te rrihet barbarisht nje pedagog kur shkon ne komisariat per te kerkuar ndime nga policia e shteti.

Jam i gatshem per cdo gje nga ana ime.

Ju falenderoj,

156247788_1243204302507141_5803461261777698816_n56563187_1243204289173809_3914243429034360832_n56542904_1243204275840477_5193581197145407488_n55920814_1243204282507143_5625851586560393216_n

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.