E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Momenti dramatik kur fundoset anija 55 milionë dollarëshe e Putin-it
Lajme

FOTO/ Momenti dramatik kur fundoset anija 55 milionë dollarëshe e Putin-it

Ukarina pretendon se ka fundosur një tjetër anije luftarake ruse, me 50 marinarë në bord, duke përdorur drone kamikaze.

Pamjet e shpërndara sot nga ministria e Mbrojtjes e Ukrainës treguan momentin dramatik ku u sulmua me raketa anija ruse, e cila kishte vlerën 55 milionë dollarë.

Inteligjenca e mbrojtjes e qeverisë ukrainase njoftoi goditjen në anijen luftarake përmes shërbimit të mesazheve Telegram.

Aty thuhej: “‘Ivanovets’ në fund – si rezultat i një operacioni special të GUR të Ministrisë së Mbrojtjes, u shkatërrua një anije me raketa armike”.

Departamenti pretendon se ushtarët e njësisë së tij speciale “Grupi 13” shkatërruan anijen raketore të flotës ruse të Detit të Zi të mërkurën mbrëma, ndërsa ajo po lundronte përtej liqenit Donuzlav, një gji i përdorur për anijet ushtarake në perëndim të Krimesë së pushtuar.

Rusia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht sulmin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.