FOTO/ Po kthehej nga farmacia ku bleu ilaçet për djalin
Burime nga Elbasani bejne me dije se nëna, 38-vjeçarja Oltja Maloku ishte nisur së bashku me dy fëmijët e saj binjakë për në farmaci, pasi njëri prej tyre kishte qenë i sëmurë.
Pasi kishte blerë medikamentet për të birin, ajo po kthehej për në banesë, por humbja e kontrollit, bëri që shoferja të dilte nga rruga dhe makina fillimisht të përplasej me një shtyllë, duke e rrëzuar atë dhe më pas të përfundonte në arë.
Nga aksidenti i rëndë humbi jetën njëri nga fëmijët e saj, për shkak të plagëve të rënda.
Ndërsa fëmija tjetër ka shpëtuar mrekullisht, nëna është dërguar në spitalin e Elbasanit në gjendje kritike ku i është nënshtruar një operacioni për shkak të dëmtimeve serioze që ka marrë nga përplasja.
Aksidenti ka ndodhur pak ditë para se bashkëshorti i saj të kthehej nga Suedia ku edhe jeton, për t’ju bashkuar familjes për pushime verore.
“Panorama” mëson se bashkëshorti do të kthehej në fundjavë, por tashmë ai do të vijë për të përcjëlle në banesën e fundit djalin e tij.
Policia e Elbasanit njoftonte në një informacion paraprak:
Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



