E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto-Prokurori i kokainës së Durrësit/ “I preferuari” i Ramës zbarkon në KLP
Lajme

Foto-Prokurori i kokainës së Durrësit/ “I preferuari” i Ramës zbarkon në KLP

Edvin Kondili është kandidati i tretë që garon për kreun e SPAK-ut dhe për për pak minuta do të dalë në intervistë para kLP-së, ku do të prezantojë strategjinë drejtuese.

Kondili është lakuar këto ditë si kandidati i preferuar i kryeministrit Edi Rama, për të cilin thuhet se është përplasur me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Edhe për Kondilin është hera e dytë që garon për qenë në krye të SPAK-ut.

Edvin Kondili ka eksperiencë si prokuror në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka kaluar ndër të parët vetingut. Kondili ka hetuar shumë dosje sa i përket krimit të organizuar, mes tyre sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës.

Ka disa dosje të nxehta aktualisht, dhe disa ish-zyrtarë të lartë në lidhje me abuzimet me tenderët

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.