E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Tiranë
Lajme

FOTO/ Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Tiranë

Drejtoresha e Arsimit në Tiranë është larguar nga detyra.

Vendimi është marrë një ditë më parë, ndërsa nuk dihen arsyet se pse është vendosur largimi i saj.

Lajmi është bërë i ditur  nga burime pranë ministrisë së Arsimit.

Burimet thanë se Arjola Byzyka, deri më tani drejtore e DAR-it Tiranë është larguar nga detyra që mbante prej disa vitesh.

Image

Në vendin e saj është komanduar Redian Dengeri, specialist IT pranë Drejtorisë së Arsimit të Tiranës.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këto lëvizje në Drejtorinë e Arsimit të Tiranës, për arsyet që janë bërë dhe kriteret që janë përdorur për emërimin e ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.