FOTO/ Tayna betohet që 2019 është viti i saj: Dua të qaj…
Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar me hitin ‘Columbiana’ në bashkëpunim me Don Phenom këngë e cila u kthye në hitine verës që lamë pas.
Ka kohë që ajo ka pushtuar portalet mediatike dhe e gjithe vëmëndja është nga ajo.
Dhe ditën e sotme reperja e bëri të ditur se dhe viti 2019 do të jetë viti i saj.
Tayna ka premtuar se do të vazhdojë të punojë fort dhe është shumë e sigurt për ketë.
Reperja nuk ka publikuar ende asnjë këngë për këtë vit, por siç duket ajo ka gati disa projekte, që sipas saj do të kenë shumë sukses.
Tayna ka publikuar në ‘Instastory’ një video të shkurtër të një boksi, por nuk dëgjohet asnjë muzikë në sfond duke dashur ta lërë gjithçka surprizë.
“Nuk e di domethënë.. 2019 është viti im betohem…prisni dhe shikoni. Shumë e lumtur dhe mirënjohëse. Dua të qaj”, – ka shkruar Tayna bashkangjitur videos.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



