FOTO/ Vajza i vë flakën shtëpisë në Gjirokastër.
Ja çfarë thotë policia për ngjarjen
Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë muzeale dy katëshe në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dunavat dhe sipas informacioneve paraprake të policisë zjarri është vënë nga vajza e shtëpisë, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Në datën 15.04.2022, rreth orës 10:20, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, është djegur plotësisht banesa në pronësi të shtetasit S. M.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur nga vajza e shtetasit S. M., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



