FOTO/ Vdekja e punëtorit të ndërtimit: Tre persona në kërkim, një nën hetim

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti fatal i mëngjesit të djeshëm ku një 28-vjeçar humbi jeten teksa po punonte në një pallat, i cili ishte në ndërtim.

28-vjeçari sapo kishte nisur punën në orën 7:30 të mëngjesit të së enjtes ku burime thonë se Emiliano Frroku ka qenë duke ngjitur vinçin, por është shkëputur duke rënë poshtë bashkë me mjetin e tij të punës.

Sipas inspektoriatit të punës, i riu ishte i pasiguruar dhe punonte në të zezë.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim 3 persona në lidhje me këtë ngjarje, konkretisht: Leon Ndoci, pronari i firmës, Martin Biba, administrator dhe Loren Haxhia, inxhinier. Ndërsa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për Hajriz Hotin, shtetas kosovar që bente punimet.

Të shpallurit në kërkim akuzohen për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë dhe ndërtim pa leje në bashkëpunim.

Publikuar nga Publik Media