E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Veliaj shkel Kodin Zgjedhor, fushatë me fëmijë
Politikë

FOTO/ Veliaj shkel Kodin Zgjedhor, fushatë me fëmijë

Propagandës së shfrenuar të Erion Veliajt nuk i shpëtojnë asnjëherë fëmijët e mitur, të cilët përdoren si dekor për foto-sesionet e tij, në kundërshtim flagrant me parashikimet e Kodit Zgjedhor.

Këtë të Martë ai ka publikuar në rrjete sociale pamje nga një takim elektoral me banorët e Njësisë numër 1, ku bien në sy një mori fotosh me fëmijë të moshave nga parashkollorë e deri në moshën e gjimnazit.

Fëmijët që Veliaj përdor si figurantë sot duhet të ishin në shkollë. Ligji Zgjedhor ndalon në mënyrë kategorike shfrytëzimin e ambienteve shkollore ose shkëputjen e fëmijëve nga programi mësimor për të qenë pjesë e fasadës elektorale. 
Image

Image
Image

Në nenin 91 të Kodit Zgjedhor parashikohet se ndalohet përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit parauniversitar në fushatë zgjedhore.

Ligji është i qartë. Por Veliaj e sheh veten mbi Kodin Zgjedhor. Ai ka shkëputur nga mësimi dhjetëra nxënës parauniversitar, u ka dhënë nga një bisht lopate në dorë dhe ka pozuar me fëmijët.

Për ata më të vegjlit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës nuk është kujdesur aspak që të ruajë privatësinë, duke ua publikuar fotot të plota dhe duke dhunuar çdo udhëzues të mundshëm për sigurinë e fëmijëve në internet.

Image
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.