E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Vuçiç dhe Kurti darkojnë në Berlin! Çfarë po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi. Në tryezë i pranishëm edhe…
Lajme

FOTO/ Vuçiç dhe Kurti darkojnë në Berlin! Çfarë po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi. Në tryezë i pranishëm edhe…

dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka publikuar një fotografi nga darka e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajçak ka shkruar në Twitter se diskutimi në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet më 13 maj.

“Mirëpresim mundësinë për një darkë joformale për diskutim rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Berlin. Faleminderit qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, ka shkruar Lajçak.

1

Më herët Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka falënderuar organizatorët gjermanë për takimet e së mërkurës në Berlin, teksa falënderimin e ka përcjellë edhe me një foto krah për krah me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiçi ka postuar një foto në Twitter, ku ai shihet në mes. Në krahun e tij të djathtë është Albin Kurti e më pas vjen emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Faleminderit organizatorëve gjermanë për organizimin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës”, ka shkruar Vuçiç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.