Shpërthimi i një mine i mori jetën efektives së Forcave të Armatosura si dhe la të plagosur 2 të tjerë në Letoni.
Viktimë mbeti Zarife Hasanaj, 30 vjeç kjo që shihni në këtë foto si dhe u plagosën komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj.
Ngjarjen e rëndë e konfirmoi më herët edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku.
Efektivë të Forcave të Armatosura ndodheshin në Letoni në kuadër të një misionini të NATO-s.
Ndërkohë një muaj më parë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka publikoi një video nga misioni i ushtarakëve në Letoni në kuadër të 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në fillim të videos shfaqet edhe ushtarakja që humbi jetën e cila shprehet se është hera e parë për të që shërben jashtë vendit.



