FOTOLAJM/ Policia rrethon Teatrin Kombëtar dhe Lulzim Bashën: Çdo përpjekje për t’i hapur gropën do kthehet në…
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së artistëve dhe shoqërisë civile për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar.
Basha pasi mbërriti para derës së godinës së Teatrit është rrethuar nga forcat e rendit, duke e shkëputur nga pjesa tjetër e protestuesve.
Nuk duhet nëse kjo ishte një lëvizje e qëllimshme e policisë, por ajo që ka rënë në sy ka qenë fakti se policia s’ka lejuar që personat e tjerë të afrohen pranë kreut të opozitës.
Gjatë prononcimit të tij Basha tha se: “Betejën po e bëjnë artistët dhe aleanca për Teatrin, ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi në mbështetje me të gjitha format dhe mjetet. Çdo përpjekje për të hapur gropën e teatrit të kthehet në gropën e Ramës.
Opozita ka qenë dhe do të jetë këtu siç po e shikoni, çështja është që para çdo shqiptari po duket qartë se nuk kemi qeveri por një bandë dhe duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu mund të ndodhë në çdo shtëpi”./ PANORAMA
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
















