E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ Dentistja që mashtroi biznesmenin lihet në burg, kërkesa e saj në gjyq: Më hetoni të lirë që…
Lajme

FOTOT/ Dentistja që mashtroi biznesmenin lihet në burg, kërkesa e saj në gjyq: Më hetoni të lirë që…

Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest me burg” dentisten Olesia Duka, arrestuar me akuzën e mashtrimit të nje biznesmeni, ne shumen 900 mije euro.

Në seancën e sotme në sallën e gjyqit ka qenë e pranishme vetë e akuzuara, e cila ka deklaruar para trupit gjykues se kërkon të gjykohet në gjendje të lirë.

“Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetojë që nuk jam mashtruese”- ka thënë ajo në sallën e gjyqit, raporton “Panorama”.

Ndërkohë prokurori, Madrit Kullolli, ka theksuar se “Duka ka mashtruar disa persona duke iu marrë shuma të mëdha parash”.

Pas akuzës ka folur pala mbrojtëse, e cila ka kërkuar për Dukën arrest shtëpie. “Kërkojmë te hetohet në gjendje të lirë deri në fund të hetimeve. Ajo nuk largohet dhe nuk prish hetimin”- tha mbrojtja.

Por pavarësisht kësaj, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest ne burg”.

Sekuestrot e pasurive

ETLEVA DELIA/ Katër apartamente në Tiranë e Durrës dhe klinika dentare e stomatologes Olesia Duka janë vendosur nën sekuestro preventive me vendim të Gjykatës së Durrësit, si pasuri të dyshimta, që nuk justifikohen me burime të ligjshme.

Në vijim të operacionit të koduar “Zirkon”, Sektori për Pastrimin e Parave në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës për vendosjen e sekuestros preventive.

“Janë vendosur nën sekuestro katër apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të shtetases Olesia Duka, 38 vjeç, pasuri të dyshimta dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme. Vazhdon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese për kryerjen e hetimeve financiare e pasurore, për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm të kësaj shtetaseje dhe gjetjen me qëllim sekuestrimi, konfiskimi dhe rikuperimi te shtetasit e mashtruar të përfitimeve nga ky aktivitet kriminal”, tha dje Policia e Shtetit.

HETIMI

Policia tha se nga informacionet e marra në rrugë konfidenciale, rezultonte se shtetasja Olesia Duka ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj., duke përfituar një vlerë përafërsisht rreth 2 milionë euro, informacione që shërbyen si indicie për regjistrimin e procedimit penal, proaktiv të vitit 2017. Procedimi penal proaktiv është ndjekur në harkun kohor të 2- 3 muajve, duke zbardhur mekanizmin e mashtrimit dhe përpjekjet për t’i shpëtuar hetimit e fshehur pasuritë që dyshohet se janë vënë nga veprimtaria kriminale. “Shtetasja Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm, duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës ‘Zirkon’ për shërbime stomatologjike dhe nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasi parash, me premtimin për t’iu dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilin nuk ua dërgonte”, tha Policia. Ndaj shtetases Olesia Duka Gjykata e Shkallës së Parë, Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale të “mashtrimit”.

BIZNESMENI

Personi që e denoncoi në zyrat e Antikrimit Ekonomik dhe në Prokurori, është Idlir Hoxha, pronari i një pike këmbimi valutor në Durrës, i cili pretendon se Duka i ka marrë plot 900 mijë euro përmes mashtrimit. Edhe pse bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme, i dëmtuari rezulton t’i ketë dorëzuar dorazi shumën e parave stomatologes nga Tirana, të cilat i kishte futur në çantë. Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe të paktën 5 biznesmenë të tjerë, që kanë depozituar denoncimet e tyre menjëherë pas arrestimit të Olesia Dukës. Burimet thanë se të gjithë të dëmtuarit kanë shmangur në mënyrë të dyshimtë veprimet bankare, duke preferuar që paratë t’ia dorëzonin dorazi, edhe pse bëhej fjalë për shuma mjaft të mëdha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.