E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fotot e 5 të arrestuarve që trafikonin ekstazi nga Prishtina në Tiranë
Lajme

Fotot e 5 të arrestuarve që trafikonin ekstazi nga Prishtina në Tiranë

Sot në Tiranë u arrestuan 5 persona, konkretisht Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Shtetasit në fjalë e siguronin drogën në Kosovë dhe e transportonin në vendin tonë përmes linjës së autobusëve Prishtinë-Tiranë.

Lënda narkotike kishte si destinacion lokalet e natës në Tiranë si dhe plazhet në jug të vendit, aty ku transportohej përmes makinave me qira.

Trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci, teksa mbrëmë u kapën 11 300 tabletash ekstazi MDMA.

Me peshë 5.093 kg, nëse droga do hidhej në treg kapte vlerën e 400 mijë eurove, teka mbrëmë u konstatua në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”.

Besnik Mujeci 40 vjeç, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe asamblist i partisë që drejton kryeministri Albin Kurti në Prishtinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.