E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ Ismail Kadare rikthehet në Gjirokastër, shkrimtari dhe bashkëshortja e tij shëtisin në kalldrëmet e “qytetit të gurtë”
Lajme

FOTOT/ Ismail Kadare rikthehet në Gjirokastër, shkrimtari dhe bashkëshortja e tij shëtisin në kalldrëmet e “qytetit të gurtë”

Qyteti i gurtë ku siç Kadare përshkruan në romanin “Kronikë në Gur” “thyhen të gjitha ligjet e arkitekturës” ka ndikuar jo pak në plazmimin e krijimtarisë së shkrimtarit.

Së fundmi gjeniu i letrave shqipe është rikthyer në qytetin e lindjes. Në këto foto Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena, shfaqen të shoqëruar nga deputetja dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi.

Përmes një postimi në rrjetet social “Facebook”, Kumbaro përcjell edhe një pasazh nga shëtitja me Kadarenë dhe bashkëshorten e tij Helena.

Postimi i Kumbaros

Kenaqesia e patregueshme e shetitjes mbremesore me shkrimtaret: Helena dhe Ismail Kadare
👉🏻Bashke me Flamur Golemin ne sokaket e Qytetit te gurte me Shkrimtarin qe i kushtoi “Kroniken” me te bukur letrare Gjirokastres se tij, Gjirokastres time, Gjirokastres sone❤️
Sa me pelqen kur thote: “Eshte bere Gjirokastra si Paris🤩” se rendesi ka si i ndjen gjerat😍

1
2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.