FOTOT/ Linda Rama dhe djali fotografohen në park.
E diela është dita e nënave dhe fëmijëve nën 14-vjeç, si edhe e të moshuarve, të cilët shijojnë disa minuta lirie, ndërsa vendi është në izolim, si pasojë e masave të marra nga COVID-19.
E me sa duket nga kjo leje-dalje ka përfituar edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, e cila ka dalë me të birin, Zahon.

Në foto, djali i kryeministrit duket tek shijon lojërat në park, ndërsa ka zgjedhur një bunker, për t’u argëtuar, e sigurisht bashkëshortja e kryeministrit i qëndron pranë, për t’u argëtuar me të, por edhe për t’u kujdesur që të mos lëndohet.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



