E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fotot/ Në shtrat me Dj Dagz
Lajme

Fotot/ Në shtrat me Dj Dagz

Moderatorja Einxhel Shkira doli nga shtëpia e BBV me një emision të sajin, çmimin prej 10.000 eurosh dhe gjeti partnerin e zemrës.

Prezantuesja u njoh me Dj Dagz brenda shtëpisë dhe ka treguar se lidhja e tyre nuk ka qenë thjesht një lojë për të tërhequr vëmendjen e publikut. Pas mbarimit të spektaklit, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Einxhel Shkira e ka kaluar natën me të dashurin e saj.

1

Ishte vetë moderatorja që postoi foto krah Dj Dagz në shtrat duke treguar se ishin bashkë.

“Është zakon dhe mua më pëlqen”, shkroi ajo krahas një imazhi ku mbante dorën e partnerit.

2

Einxhel Shkira duket se ka marrë edhe aprovimin e famijes për lidhjen që ka nisur me Dj kosovar.

Gjatë një surprize që iu organizua në natën finale nga babai i saj, ky i fundit i tha: “Ke arritur atje ku doje, me mënyrën më të mirë të mundshme. Ke treguar kush je. Babi të uron pas kësaj gjithçka. Edhe për dashurinë, hyre vetëm, gjete edhe dashurinë. More nga vajzat dhe djemtë e Kosovës dhe Maqedonisë ata çka shqiptaria duhet ta ketë. More një dashuri nga Kosova që e bëre tënden. Unë të uroj sukses për të gjitha ato që arrite. Kauza sot tu bë realitet. Finalja për ty është që ke arritur këtu.”

einxhel shkira2

Teksa qëndronte në Big Brother Vip, asaj iu plotësua dëshira për të pasur një emision të saj që do i dedikohet vajzave në Shqipëri që nuk kanë mundësi të shkollohen. Ajo ishte finalistja e tretë që doli nga shtëpia dhe iu dha një çmim prej 10.000 eurosh. Ndërsa në një ‘dyluftim” me Donald Veshajn, Ilir Shaqiri arriti të siguronte fitoren dhe mori çmimin e madh prej 100.000 eurosh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.